Ahmeti: Për ujin, t’i lëmë anash inatet politike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se “për ujin duhet t’i lëmë anash inatet e subjekteve politike”, duke reaguar kështu ndaj deklaratës së kryetarit të Podujevës, Agim Veliut, i cili ka thënë se “për ujë të Prishtinës, Ahmeti duhet të hulumtojë në Prishtinë, jo në Podujevë”.

Kryetari i Prishtinës, në një postim në Facebook, ka thënë se “kur flasim për ujin duhet t’i lëmë anash inatet e subjekteve politike”.

“Pa marrë parasysh sa kanë punu të tjerët në të kaluarën duhet të punojmë për furnizim në të ardhmen. Andaj vetëm tri pika për kryetarin e Besianës.
1. Uji nuk i takon asnjë komune por shtetit të Kosovës. Në fakt dy degët e Kaçandollit e Metehisë burojnë në Shalë të Bajgores.
2. Edhe Besiana furnizohet nga KUR Prishtina dhe edhe Besiana ka reduktime të ujit.
3. Projektet parashohin kapjen e një pjese të ujit duke mos prekur fare në aspektin ekologjik asnjë shtëpi e fshat të asaj ane”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Zgjedhja e problemit të ujit nuk duhet të jetë meritë/faj i askujt andaj nuk duhet të frikësohet askush nga suksesi. Kjo është thjeshtë domosdoshmëri”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button