Gjermani, 921 sulme ndaj shtëpive të refugjatëve

Në vitin 2016 ndaj shtëpive të banuara nga refugjatë në Gjermani janë organizuar 921 sulme, shumica e të cilave vlerësohet të jenë kryer nga të djathtë ekstremë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të përgatitur nga gazeta Welt bazuar në të dhënat e Zyrës Federale për Krime të Gjermanisë (BKA), deri më 27 dhjetor janë kryer 921 sulme ndaj shtëpive të cilat shteti i ka caktuar për refugjatët.

Theksohet se 857 nga sulmet në fjalë janë realizuar nga të djathtët ekstremë, të cilët shënuan ngritje të shpejtë në vend me fillimin e krizës së refugjatëve në vitin 2014.

Gjithashtu thuhet se sulmet ndaj shtëpive të refugjatëve përbëhen nga aktivitete dhune, si djegie, dëmtim dhe shkrim i mesazheve me përmbajtje fyese nëpër mure.

Ndërkohë, shënjestër e sulmeve nga të djathtët ekstremistë kanë ngelur edhe politikanët që kanë mbështetur politikat në favor të refugjatëve dhe organizatat joqeveritare dhe vullnetarët që kanë ndihmuar refugjatët.

Sipas të dhënave të policisë gjermane, në gjysmën e parë të vitit 2016, ekstremistët e djathtë kanë sulmuar mbi 800 politikanë, afër 120 organizata humanitare dhe vullnetarë.

Kryetari i BKA-së Holger Münch ka dënuar sulmet ndaj atyre që kontribuojnë në shoqëri duke ndihmuar njerëzit e tjerë, duke u shprehur se “Këtë gjë nuk mund ta tolerojmë”.

Münch ka theksuar se do të merren masa në mënyrë që të parandalojnë që mesazhet kërcënuese dhe të urrejtjes që po rriten në median sociale, të mos shndërrohen në sulme fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button