KSHZ-ja ka nevojë për një reformë rrënjësore, ja pse!

Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk ishte në nivelin e duhur në organizimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, edhe pse e njëjta doli nga një Marrëveshje politike me qëllim që institucioni në fjalë të mos bjerë nën ndikimin partiak. Kështu vlerësojnë organizatat që monitoruan zgjedhjet dhe ish krerët e KSHZ-së, raporton Portalb.mk.

Raporti i OSBE/ODIHR, misioni ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve, shënon se përgatitjet e KSHZ-së për këto zgjedhje ishin të penguara nga organizimi joefikas i brendshëm, ku kishte vendimmarrje të partizuar.

“Vendimet e KSHZ-së miratoheshin në mënyrë unanime në përgjithësi. Megjithatë, për çështjet e kontestueshme politike anëtarët votonin në bazë të linjës partiake dhe shpeshherë zhvillonin diskutime të gjata procedurale që përfshinin edhe fjalor të “nxehtë” rreth interpretimeve të ligjit. Në disa raste, vendimet ishin qartë partiake. Për shembull, KSHZ, përcaktoi rendin e listave të kandidatëve në fletëvotimet me short, por i ndau listat në dy grupe duke ofruar vendet e para të fletëvotimit katër partive parlamentare  të përfaqësuara në KSHZ. Kjo i diskriminoi kandidatët tjerë, duke sfiduar përcaktimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Europës. Megjithatë asnjë kandidatë nuk u ankua për këtë”, thuhet në Raportin e OSBE-së.

Organizimi dhe aplikimi i zgjedhjeve është para së gjithash profesionale, por edhe shumë përgjegjëse, konstaton Aleksandar Novakovski, ish kryetar i KSHZ-së.

“Ka edhe aktivitete të shumta teknike organizative dhe të njëjtat aplikohen në afate të shkurta kohore. Për këtë arsye te anëtarët kërkohet integritet, profesionalizëm dhe përvojë e madhe. Kjo përbërje e KSZH ishte prodhim i Marrëveshjes së Përzhinos, ka pasur mjaftë kohë për t’u organizuar dhe ndihmë nga Qeveria për aplikimin e zgjedhjeve sikur asnjë përmbajtje deri më tani. Vlerësoj se kjo përbërje e KSHZ-së nuk ishte në nivelin e duhur, për shkak marrëdhënieve të prishura dhe partizimin e madh. Kjo u pa gjatë kalkulimeve me afatet e mundshme kohore. Para së gjithash problemin e shohë te udhëheqësia dhe vet menaxhimin, e cila u pasqyrua në punën e shërbimit. KSHZ duhet të bëjë ndryshime dhe duhet të kuptojmë se për këtë janë të nevojshëm njerëz të cilët më shumë rëndësi ka interesi i qytetarëve se partitë politike. Në këso rrethanash kjo është e vështirë, por duhet të ndërmerret diçka”, deklaroi për Portalb Novakovski.

Masat për të siguruar transparencën e KSHZ-së nuk respektoheshin gjithmonë, thotë Raporti i OSBE/ODIHR.

“Edhe pse të gjithë anëtarët, kandidatët dhe përfaqësuesit e autorizuar ishin të njoftuar në lidhje me seancat përkatëse të KSHZ-së, jot ë gjitha vendimet u publikuan në faqen e internetit, siç kërkohej me ligj. Detyrimi për të publikuar procesverbalet e seancave të KSHZ-së brenda 48 orëve nuk respektoheshte rregullisht. Edhe pse seancat ishin të hapura për vëzhguesit dhe mediat, KSHZ-ja shpesh herë zhvillonte seanca të mbyllura, edhe përskaj dakordimit paraprak që çështjet thelbësore të vendosen në seanca publike. Kjo përfshinte vendime për procedurat e tenderimit për përzgjedhjen e kontraktorëve për aktivitete të ndryshme. Këto praktika e minimizuan transparencën e punës së KSHZ-së”, potencohet në raport.

Kryetari aktual i KSHZ, Aleksandar Çiçakovski mendon ndryshe: “KSHZ vlerëson se zgjedhjet janë organizuar sipas dispozitave ligjore. Zgjedhjet kaluan në ambient demokratik. Dita e zgjedhjeve, gjithashtu kaloi në përputhje me standardet ndërkombëtare, të OSBE-së”, ishte decid ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button