Ja çfarë ndodh me trurin e nënave pas lindjes

Nga një studim i bërë kohët e fundit, ka dalë përfundimi se shtatzënia  ndryshon strukturën e trurit të grave në mënyrë që ato të jenë  më të përgatitura për të qënë nëna. Por nuk ka ende fakte nëse ajo ndryshon kujtesën dhe funksionet e trurit, shkruan shendeti.com.al.

Është interesante se si përfundimet e studimit tregojnë se këto ndryshime ndodhin në mënyrë natyrale dhe bëjnë që nëna të kuptojë nevojat dhe gjendjen emocionale të të porsalindurit të saj. Këto ndryshime që ndodhin gjatë shtatzënisë bëjnë që pjesë të trurit të nënës të tkurren, kjo për shkak se disa pjesë të tij specializohen për disa funksione të veçanta, dhe gjithashtu u vu re se këto ndryshime zgjasin deri në dy vite pas lindjes së fëmijës.

Në fakt kohëzgjatja e këtyre ndryshimeve është një tregues se sa të lidhura janë nënat e tyre me fëmijët pas lindjes.

Shkencëtarët që udhëhoqën këtë studim në përfundim të tij thanë se pas kërkimit të bërë  mund të thuhej me bindje të plotë se truri i nënave kalon një fazë maturimi të disa pjesëve të tij.

Janë shumë të pakta studimet e kryera mbi efektet e shtatzënise mbi nënat, por në studimet e bëra është vënë re se ka një lehtësi në përpunimin e informacionit nga to.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button