SOS: Gepardi vrapon drejt zhdukjes!

Vetëm 7 100 ekzemplarë të këtij felini mbijetojnë në gjendje të egër, ku më shumë se gjysma jetojnë në gjashtë vende në jug të Afrikës, ndërsa në Azi praktikisht janë zhdukur. Kafshët tokësore më të shpejta në botë shumë shpejt mund të jenë vetëm një kujtim nëse nuk merren masa urgjente për t’i ruajtur, paralajmërojnë shkencëtarët e “Zoological Society of London”, “Wildlife Conservation Society” dhe “Panthera”.

Më të goditurat janë popullsitë e gepardëve të Azisë, me më pakë se 50 ekzemplarë të mbetur në një zonë të izoluar të Iranit. Për këtë arsye studiuesit e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ta konsiderojë këtë gjitar si lloji në rrezik zhdukje.

Njeriu është arsyeja kryesore e zhdukjes së këtij felini. Gjuetia dhe trafiku i paligjshëm, tregëtimi i ekzemplarëve si kafshë shtëpie ekzotike, humbja e abitatit për shkak të zgjerimit të aktivitetit të njeriut, vrasja nga barinjtë për shkak të rrezikut që përbëjnë për bagëtinë. Por, pavarësisht gjithë këtyre arsyeve, rreth 77 për qind e habitatit të gepardëve gjendet jashtë zonave të mbrojtura.

Për shembull, vetëm në Zimbab popullsia ka rënë nga 1 200 në vetëm 170 ekzemplarë në 16 vite, një rënie me 85 për qind për të gjithë gepardët e vendit./Bordo.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button