Borë në Krushevë, Mavrovë dhe Llazaropole

Gjatë 24 orëve të kaluara reshje të borës dhe shiut janë vërejtur në Prilep, Dibër, Topollçan, Krushevë, Prespë, Pozharan, Manastir, Ohër, Mavrovë dhe Llazaropole. Shtresë e dëborës është formuar në krushevë prej tetë centimetra, Mavrovë 9 dhe llazaropole 11 centimetra.

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë të fuqishme veriore e cila përkohësisht nëpër male do të jetë me shpejtësi rreth 100 km/h. Lokalisht do të ketë reshje të dobëta të borës. Temperatura do të arrijë nga -2 deri në 6 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme e me erë të fuqishme veriore dhe me kushte për reshje të dobëta të borës. Temperatura do të arrijë deri në rreth 3 gradë Celsius.

Mëngjesin e sotëm temperaturat lëviznin nga -9 në llazaropole, -7 Mavrovë,m -6 Pretor, -5 Krushevë dhe Prilep, -4 Manastir dhe Ohër, -3 Dibër, -2 Topollçan, Kriva Pallankë, Gjurishte, Berovë dhe Pozharan, -14 Shkup Petrovec, Tetovë dhe Demir kapi, 0 Kumanovë, Shtip, Vinicë dhe Strumicë, 2 Shkup-Zajçev Rid, 4 Dojran, deri në 6 gradë në Gjevgjeli.

Edhe nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë, me erë dhe me reshje të dobëta të borës dhe do të fryejë erë e fuqishme veriore. Temperatura e ditës në disa vende do të mbetet në intervale negative. Nga e premtja do të pasojë kthjellim gradual dhe rënie e konsiderueshme e temperaturave të mëngjesit. Gjatë uikendit moti do të jetë me diell, ndërsa gjatë natës së Vitit të Ri moti do të jetë i kthjellët, por shumë i ftohtë me tempraturë nën minus 10 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button