Presidenti Hashim Thaçi nesër do të vizitojë Turqinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nesër do të vizitojë Turqinë me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së qendrës për media të Presidencës së Turqisë, me vizitën e Thaçit më 28-30 dhjetor, do të ofrohet mundësia që të trajtohen marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës në të gjitha drejtimet dhe zhvillimin e bashkëpunimit lidhur me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Kjo vizitë gjithashtu do të jetë vizita e parë e Thaçit në Turqi si president i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button