LSDM: Është e papërgjegjshme të mos sillet asnjë masë për ndotjen e ajrit

Është mjaft e papërgjegjshme që klinikat të jenë plot me fëmijë dhe qytetarë të sëmurë, ndërsa në takimin e kryetarëve të komunave të mos sillet asnjë masë efektive kundër ndotjes së ajrit në Shkup, kumtoi sot LSDM-ja.

Qytetarët, siç theksojnë nga partia, janë në dijeni se Shkupi ka mundur të jetë qytet i gazifikuar.

LSDM-ja mendon se BEG gjegjësisht Ngrohtorja ka mundur t’i motivojë qytetarët që të ngrohen me nxjehje qendrore, në vend, siç qëndron në kumtesë, t’i detyrojë të shkyçen për shkak të kushteve të këqija.

Partia thekson se kanë mundur të mundësohen subvencione për peleta për qytetarët, në vend që të shpenzohen mbi 630 milionë euro për projektin Shkupi 2014.

Qeveria e re e LSDM-së, thuhet në kumtesë, do t’i gazifikojë edhe Shkupin edhe qytetet tjera në Maqedoni, pas shembujve të suksesshme në Strumicë dhe Kumanovë për zvogëlimin e ndotjes së ajrit do t’i rialokojmë 20 milionë eurot për  “Rrotën panoramike”, 5,7 milionë euro për fasada të shumta të stilit barok dhe 500 mijë eurot për rregullim parter të selisë së VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button