3 arsyet e fshehta përse meshkujt largohen!

Gati se çdo femër e ka përjetuar një gjë të tillë. Njiheni me një mashkull, çdo gjë shkon shumë mirë dhe përnjëherë ai fillon të tërhiqet dhe të qëndrojë ftohtë. Si fillim ai flet për familjen, pushimet e gjata dhe ekzotike së bashku dhe madje edhe për unazën në gishtin tuaj. Por papritur ai nuk duhet fare më! Doni ta dini përse? Shumë meshkuj mendojnë se nëse lidhin jetën e tyre me një vajzë, do të përfundojë beqaria e tyre… përgjithmonë! Megjithatë, ju nuk mund t’i neutralizoni frikrat e tij të lidhjes.

1.Ai ka frikë se ju do të harxhoni gjithë paratë e tij Paratë dhe statusi i tyre nënkupton gjithë botën për meshkujt, prandaj pa këto dy gjëra ndihen sikur nuk kanë asgjë. Në fakt, pa para ata kanë frikë se nuk mund t’i sigurojnë një jetë të mirë personit të dashur. Kur shohin ndonjë çantë të shtrenjtë apo këpuca të mira, nisin dhe mendojnë nëse mund t’ja dalin me këtë mënyrë jetese. Tregoni atij se nuk jeni e interesuar për kuletën e tij, por për atë.

2.Ka frikë se do ta largoni nga miqtë Meshkujt i duan miqtë e tyre! Një ndër gjërat që ata e vlerësojnë është koha të cilën e kalojnë me taj, ndaj dhe i tremben faktit që ju mund t’i ndani nga shokët. Ajo çfarë duhet të bëni është ta lini të ketë miqtë e tij dhe gjithashtu tuajt. Kur ai kërkon të shohë ndonjë ndeshje futbolli me shokët, lëreni! Në fakt ju duhet ta inkurajoni atë dhe ndërkohë të dilni me shoqet tuaja. Kështu ai do të jetë kurioz nëse ju jeni duke u argëtuar më shumë se sa ai dhe herën tjetër do të përfitojë të kalojë pak kohë më shumë me ju.

3.Ka frikë se nuk do të jetë në gjendje të dashurojë femër tjetër, kurrë më! Kjo sigurisht nuk është diçka për të cilën meshkujt janë krenarë, ndonëse është një tjetër e vërtetë e tyre! Ata gjithmonë synojnë të kenë sa më shumë femra në jetë dhe ndaj nëse ndjejnë se po bien në dashuri me ju, ai mund të ketë një stepje. Kështu pika nr.3 cilësohet gjithashtu si një tjetër arsye e largimit të disa meshkujve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button