Ambasada e SHBA-së në BeH refuzon vizën për Milorad Dodik

Ambasada amerikane në Bosnjë dhe Hercegovinë ka refuzuar kërkesën për vizë diplomatike me të cilën Dodik do të mund të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump, shkruan Andalolu Agency, transmeton Portalb.mk.

Ambasada amerikane në BeH refuzoi nxjerrjen e vizës për presidentin e entitetit të Republikës Sërpska (RS) në BeH, Milorad Dodik.

Dodik të hënën për “RTRS” deklaroi se ambasada amerikane në BeH ka refuzuar kërkesën për vizë diplomatike me të cilën do të mund të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump, me arsyetimin se në këtë vend nuk udhëton si përfaqësues i BeH-së.

Ai gjatë emisionit tregoi ftesën për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan. “Përse vlen atëherë pasaporta diplomatike e BeH-së?”, pyeti Dodik. Ai theksoi se nuk përjashton mundësinë për heqjen dorë të saj, si dhe se ekziston mundësia që vitet në vijim të udhëtojë me pasaportë të Serbisë.

Dodik kujtoi se ka marrë ftesë për inaugurimin nga njerëzit që kanë qenë në shtabin zgjedhor të Trump, e që janë në ekipin i cili planifikon tranzicionin e pushtetit. Po ashtu ai theksoi se akreditimet e prisnin në Uashington.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button