Bëhet modele në moshën… 71-vjeçare!

Modele në moshën 71-vjeçare nuk është më një çudi, Olga Kondrasheva është prova e gjallë e thyerjes së kësaj tabuje.

Prej shumë vitesh ushtroi profesionin e saj si biologe dhe do të duhej dalja në pension që t’i kujtonte se nën petkun e profesionit fshihej një pasion i hershëm; ai i fotografisë.

71-vjeçarja sot është shndërruar në imazhin e faqes së internetit “Oldie”, e hapur nga një fotograf rus me objektiv që të rrëfejë bukurinë e moshës së tretë.

“Në fillim pyeta veten nëse do të isha në gjendje që të bëja. Jam 71 vjeç tashmë. Por më pas të veshin, të trukojnë dhe të bëjnë të bukur dhe zbulova se ka diçka brenda meje që i pëlqen kjo. Dua të tregoj që edhe për moshën tonë ka mundësi dhe vend në modeling dhe se nuk jemi të dënuara që të bëjmë vetëm gjyshet”, rrëfen vetë Olga./Bordo.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button