Maqedoni, shtrenjtohen derivatet e naftës

Benzinat dhe dizeli nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin realizohet rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 7,01, gjegjësisht për 4,46 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 66,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 68,5, EURODIZEL (D-E V) për 53,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 42 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 2,076 për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe tani do të kushtojë 28,109 denarë për kilogram.

Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë për 5,83 për qind çmimi më i lartë mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 2,1 për qind kursi më i lartë i dollarit në krahasim me denarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button