Dibra dhe Peshkopija do ta zgjerojnë bashkëpunimin edhe projekte ndërkombëtare

Dibra dhe qyteti kufitar shqiptar Peshkopi do ta zgjerojnë bashkëpunimin edhe në realizimin e përbashkët të projekteve ndërkombëtare, në interes të banorëve të të dy anëve të kufirit. Kjo marrëveshje u arrit në takimin e delegacionit të komunës Dibër, të udhëhequr nga kryetari i komunës, Ruzhdi Lata në qytetin kufitar shqiptar, shkruan a1on.mk, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit Lata, në takim të përzemërt me kryetarin e komunës së Peshkopit, Muharem Rama, së pari iu urua fitorja e zgjedhjeve të pjesshme lokale, që dy kryetarët e komunave e vlerësojnë si bashkëpunim të suksesshëm të deritanishëm të dy komunave.

“Dy bashkë-biseduesit treguan qëndrim të përbashkët se bashkëpunimi duhet të zgjerohet në të gjitha sferat e jetës, sepse ekzistojnë mundësi për këtë, kurse u arrit marrëveshja e aplikimit në projekte ndërkombëtare, të mbështetur nga IPA-programet e Unionit Evropian” kumtoi komuna e Dibrës.

Komuna njoftoi se në takim u bë fjalë për shumë çështje si dhe për nevojën për intensifikim të bashkëpunimit mes administratës lokale, institucioneve kulturore, shoqërisë civile, biznesit dhe u tha se kufijtë nuk duhet të jenë pengesë që pushtetet lokale të kontribuojnë që dy vendet fqinje të integrohen në UE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button