Shkupi spërkatet për të zvogëluar ndotjen

Shërbimet e qytetit të Shkupit filluan spërkatjen e rrugëve të qytetit me acetat Kalcium-Magnezium, i cili duhet t’i lehtësojë pasojat nga grimcat e dëmshme në ajër në disa lokacione kritike, si një nga masat për zvogëlimin e ndotjes, shkruan 24vesti, transmeton Portalb.mk.

Edhe sot ndotja e ajrit është në nivel shumë të lartë. Sipas matjeve të Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, ndotja e ajrit është mbi nivelin e lejuar. Më i ndotur është në Qendër, Karposh, Gazi Babë, Rektorat, Lisiçe, Milladinovc, në Manastir dhe Kavadarc.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button