Maqedoni, ri-votim në Tearcë për të vulosur fatin e Qeverisë së ardhshme

Në Tearcë, gjegjësisht në vendvotimin 2011 sot do të përsëritet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Vendvotimi 2011 i cili ndodhet në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” u hap në orën 7, ndërsa procesi i votimi është parashikuar që të përfundojë në orën 19:00. Në Listën zgjedhore në këtë vendvotim janë regjistruar gjithsej 714 votues.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mori vendim që të përsëritet votimi në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës, në bazë të simulimit me të cilën u tregua se rivotimi mund të ndikojë në numrin e mandateve të fituara, dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ta pranojë ankesën e Koalicionit të kryesuar nga LSDM dhe të sjellë vendim për anulimin e votimit në këtë vendvotim.

Në vendvotimin 2011 në Tearce në Listën zgjedhore janë regjistruar gjithsej 714 votues. Më 11 dhjetor në votim kanë dalë 404 votues, prej tëc ilëve 91 kanë votuar për VMRO-DPMNE-në, 87 për LSDM-në, 65 për Lëvizjen për BESË, 64 për PDSH-në, 3 për BDI-në, 25 për Aleancën për shqiptarët dhe nga një për VMRO për Maqedoninë dhe Koalcionin për ndryshime dhe drejtësi – Blloku i tretë.
VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë në rivotim. Partitë shqiptare janë shprehur se do ta lënë të lirë vullnetin e qytetarëve që ta shprehin, pasi që me këtë rivotim, te mandatet e partive shqiptare nuk mund të ketë ndryshime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button