Fakte të reja për ‘Fushën e Llukovës’, ICE-Agjencia italiane do fillojë ndërtimin

“Nga dokumentet dhe faktet që arrijmë t’i posedojmë nga institucione  të ndryshme vërejmë se i gjithë problemi i lumit Radikë ka rrënjë të thella politike dhe se projekti është në rrjedhë e sipër” , thekson për Portalb, Emir Alilin nga diaspora  që jeton dhe vepron në Itali.

“ICE – Agjencia   italiane për promovimin e  firmave italianë që duan të investojnë jashtë nga vendi i tyre, në sektorin e  Maqedonisë shkruan se në vitin 2014 do të fillojë me centralin e madh hidroenergjetik të Ura e Boshkut dhe Fusha e Lukovës. Kjo agjenci e tregon në mënyrë oficiale këtë argument dhe pret investues të ndryshëm. Sikur të ishte vetëm projekt ide kjo agjenci nuk do të shkruante një gjë të tillë, theksoi Alili.

“Habitem me ata përfaqësues të ndryshëm të ELEM dhe të Ministrisë së ekologjisë që shëtisin nëpër komuna dhe duan të bindin banorët se nuk ka projekt dhe se do të ketë një farë projekti për studim dhe analizë. Pikërisht, këta përfaqësues duhet të mbajnë përgjegjësi para banorëve të Rekës dhe Dibrës, sepse çdo gjë tanimë është e dokumentuar me video incizim nga ana e tyre, të cilët në vende të ndryshme si Rostushi, Velebrdo, Trebishti etj tregojnë broçkulla nga më të ndryshmet duke dashur të bindin popullin se nuk ka projekt, po tani ky dokument dhe fakt ?-u shpreh Emir Alili.

 “Unë si banor i Rekës i drejtohem komunës së Mavrovës dhe Rostushit  organizatorëve të takimeve të ndryshme  që u organizuan nga të ashtuquajtur ekspertë , që të mos manipulojnë me popullin , me banorët tanë,  por të tregojnë realitetin se projekti “Fusha e Lukovës” ekziston dhe shteti nuk është duke ndaluar këtë projekt famëkeq, përfundoi Emir Alili, nga diaspora e Italisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button