Nga e hëna mbyllet salla e operacionit në Spitalin e Qytetit “8 shtatori”

Rreth 100 pacient do të gjenden në listën e pritjes pas vendimit që nga dita e hënë të vendoset çelësi në njërën nga gjashtë sallat e operacionit në Spitalin shtetëror të Qytetit “8 shtatorit”. Do të operohen vetëm rastet urgjente.

Operacionet e pacientëve të tjerë të cilët nuk kanë në rrezik jetën do të shtyhen për një muaj. Vendimi është i prerë dhe pasojë direkte e kësaj është mungesa e motrave medicinave, transmeton Telma.

Për funksionim normal të spitalit, numri i motrave duhet të jetë së paku një apo dy herë më i madh sesa numri i mjekëve. Por për fat të keq situata momentale është e kundërta. Brengosëse janë edhe paralajmërimet për largimet e motrave medicinave. Drejtori Stojçev shpreson që në të ardhmen e shpejtë, spitali do të merr pëlqim financiar për punësimin e 60 motrave medicinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button