Këtë fund vit flokët bëhet vezulluese

Stilimi i flokëve duke përdorur xixat është një nga trendet për festat e fundvitit, duke u dhuruar një pamje me stil dhe shkëlqyese.

Nëse keni flokë të mesëm ose të të gjatë, ndajini me vizë në anë, shumë në modë për vjeshtë dimër 2016-2017, dhe vendosni xixat vetëm në njërën anë, nga rrënjët deri tek gjysma e gjatësisë.

Efekti i flokëve të lagur është një must have i dimrit dhe mund të jetë një ide e mirë për një pamje të re sidomos tani në prag të festave. Për atë që ka flokë të gjatë dhe shumë të gjatë sugjerojmë të bëni onde dhe ta lyeni baluken me xixa të përmasave dhe formave të ndryshme.

Ky model është i thjeshtë dhe ka një impakt të madh dhe është perfekt për një darkë mes miqsh. Edhe flokët e kapur bisht lart mund të kththen në një model për Vitin e Ri. Mund të vendosni xixat ne pjesën e poshtmë të bishtit.

Çfarëdo gërsheti që mund të realizohet në versionin klasik, rezulton më moderne nëse e plotësoni me xixa me ngjyrë pink ose të kaltër.

floke-xixa

floke-xixa2

floke-xixa3

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button