Lindita Halimi përfaqëson Shqipërinë në Eurovision (Video)

Lindita Halimi me këngën “Botë” u shpall fituese e Festivalit të 55-të këngës në RTSH. Ajo mori unanimisht votat e jurisë se specialistëve dhe publikut nëpërmjet Fejsbukut.

E emocionuar ajo tha “Do të mundohem të mos ju zhgënjej”. Pas këtij suksesi Lindita Halimi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Nata e tretë finale e Fest ’55 në RTSH ishte një spektakël mbresëlënës. Ajo ka nisur me një moment mjaftë befesues dhe emocionues. Për herë të parë në Shqipëri me teknikën e halogramës u shfaq ikona e muzikës shqiptare Vaçe Zela, me hitin e saj “Moj e bukura Shqipëri”. Shfaqja vërtetë magjike u duartrokit gjatë nga publiku. Një tjetër moment ishte prania e sporanos me famë botërore Inva Mula, e cila risolli edhe njehere në memorien e publikut këngën e babait të saj, artistit të njohur Avni Mula, “Shqiperi o vendi im”. Duartrokitje solli edhe një kolazh i përzgjedhur nga këngët e festivaleve ndër vite në RTSH kënduar nga Ledina Çelo dhe Sidrit Bejleri. Festivali i 55-të i Këngës në RTSH uli siparin e tij, por debatet rreth tij që kanë nisur që natën e parë pritet të vazhdojnë gjatë.

Kujtojmë se suksesi më i madh i Shqipërisë në “Eurosong” është arritur nga këngëtarja nga Kosova, Rona Nishliu me këngën e saj “Suus”. Ajo kishte dalë e pesta në garën e vitit 2012.

“Eurosong 2017” do të mbahet në Kiev të Ukrainës, më datat 09, 11 dhe 13 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button