Ja çfarë thonë partitë politike shqiptare për takimin e thirrur nga Ali Ahmeti

Jo të gjitha partitë shqiptare kanë pranuar ftesën e Bashkimit Demokratik për Integrim që nesër të marrin pjesë në takimin e liderëve të partive politike shqiptare, raporton Portalb.

“Parimisht, pa marrë ftesë zyrtare nuk dimë se çfarë mund të bisedohet në atë takim. Rrjedhimisht nuk mund të vendosim nëse nuk e dimë agjendën e takimit”, tha për Portalb zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani, duke potencuar se sonte në mbledhjen e partisë do të diskutohet edhe për këtë temë.

Vesel Memedi kryetar i RDK-së, i cili është pjesë e Aleancës për shqiptarët, vërteton se Aleanca ka marrë ftesën dhe nesër do të jenë në takimin e thirrur.

“Po e kemi marr ftesën. Nesër do të jemi pjesë e takimit”, tha shkurt për Portalb Memedi.

Deri te PDSH ende nuk ka arritur ftesa.

“Jo, nuk kemi marrë ftesë për takimin e nesërm. Por as nuk e kemi diskutuar në parti qëndrimin tonë”, deklaroi për Portalb Sadiku.

“Të shtunën janë të thirrura të gjithë partitë shqiptare pa përjashtim” tha për Portalb.mk, Bujar Osmani.

Nesër, e shtunë, ora 13, nga ana e BDI-së është caktuar takim i liderëve të partive politike. Por nga të njëjtit nuk janë zbuluar detaje rreth natyrës së takimit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button