Fletëvotimi për rivotim në Tearcë ngelet i njëjtë

Këtë e deklaruan nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), edhe përskaj paralajmërimeve të VMRO-DPMNE-së, se nuk do të marrin pjesë, njofton Portalb.

Rivotimi në vendvotimin 2011 në Tearcën e Tetovës, mund të sjellë ndryshim në mandatet e fituara nga partitë VMRO-DPMNE dhe LSDM. Nëse LSDM i merr 304 vota më tepër se VMRO-DPMNE, atëherë mandatet do të jenë të barabarta, gjegjësisht 50 për LSDM-në dhe 50 për VMRO-DPMNE-në.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq
Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq

Në vendvotimin 2011 në Tearce në Listën zgjedhore janë regjistruar gjithsej 714 votues. Më 11 dhjetor në votim kanë dalë 404 votues, prej tëc ilëve 91 kanë votuar për VMRO-DPMNE-në, 87 për LSDM-në, 65 për Lëvizjen për BESË, 64 për PDSH-në, 3 për BDI-në, 25 për Aleancën për shqiptarët dhe nga një për VMRO për Maqedoninë dhe Koalcionin për ndryshime dhe drejtësi – Blloku i tretë.

VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë në rivotim. Partitë shqiptare janë shprehur se do ta lënë të lirë vullnetin e qytetarëve që ta shprehin, pasi që me këtë rivotim, te mandatet e partive shqiptare nuk mund të ketë ndryshime.

Nga ana tjetër, dje Komisioni Evropian Komisioni Evropian pret nga të gjitha partitë që të marrin pjesë në mënyrë të qetë për rivotim, që të mbarojë procesi zgjedhor. Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, tha se Bashkimi Evropian pret nga të gjithë liderët partiak në Maqedoni që të tregojnë përgjegjësi më të madhe.

Sipas Kociançiqit, Komisioni Evropian ashpër e dënon retorikën nxitëse dhe të rrezikshme dhe ashtu siç thotë “duke përfshirë edhe targetimin e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Shkup”. Sipas saj, retorika e tij “shtetin e zhvendos edhe më larg rrugës euro-atlantike, gjë që qytetarët e saj nuk e meritojnë”.

Sonte pas mesnatës fillon heshtja zgjedhore

TearcëNë bazë të vendimit të KSHZ-së për rivotim në vendvotimin numër 2011, në Komunën e Tearcës më 25 dhjetor të vitit 2016, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), i informon radiodifuzuesit se prej sonte pas mesnatës fillon heshtja zgjedhore e cila do të zgjasë deri të dielën në ora 19:00.

Sipas rregullave të Kodit Zgjedhor, prej mesnatës në kontekst të “heshtjes zgjedhore”, nga hyrja e saj në fuqi, deri në mbylljen e kutive zgjedhore, janë të ndaluara të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas ligjit, gjatë “heshtjes zgjedhore”, mediat nuk guxojnë të shpallin informata, fotografi, audio dhe video materiale lidhur me pjesëmarrësit në zgjedhje. Shkelje e “heshtjes zgjedhore” konsiderohet edhe lajmërimi i hapur apo i fshehur për ndonjë fushatë zgjedhore, përcjellë.

Maqedoni: Nëse i bëni këto veprime gjatë rivotimit, do të dënoheni me burg ose me para

Dënime të larta me para dhe burg parashihet për rastet e shkeljeve të rregullave të procesit zgjedhor, transmeton Portalb.

  • Prej 3 deri më 6 vjet burg do të dënohet personi i cili pengon për të votuar, mbajtje të armës dhe detyrim për votim.
  • Personi i cili e fotografon votën e tij do të dënohet nga 300 deri më 100 euro.
  • Deri më 500 euro është dënimi nëse mbani simbole në vendvotimin.
  • Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor mund të merr kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një 1.000 deri në 3.000 euro.
  • Gjoba në vlerë prej 750 deri në 2.250 do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më shumë persona në emër të tjetër kujt.
  • Dënime të mëdha me para Kodi Zgjedhor parasheh edhe për partitë politike dhe për mediat të cilat nuk i përmbahen Kodit Zgjedhor.

OJQ CIVIL do ta vëzhgojë rivotimin në Tearcë

CIVIL – Qendra për Liri veç më ka vendosur vëzhgues në Komunën e Tearcës, të cilët e vëzhgojnë situatën në këtë komunë para rivotimit në Vendvotimin 2011 të dielën, më 25 dhjetor.

“Me qëllim të kontribuojnë për forcimin e vetëdijes publike për të drejtën votuese, dhe të veprojnë në mënyrë parandaluese kundër parregullsive zgjedhore, aktivistët e CIVIL do të hapin stenda informative të projekteve “Përpara!” dhe “Vëzhgojmë” në Tearcë, të premten, më 23 dhjetor, me fillim nga ora 14. Pas vendimit të Gjykatës Administrative për anulimin e votimit në Vendvotimin nr. 2011 në Komunën e Tearcës, në Njësinë e Gjashtë zgjedhore, ekipet e CIVIL janë vazhdimisht në terren dhe e vëzhgojnë procesin zgjedhor. Në interesin e realizimit të lirë të së drejtës votuese në Tearcë, CIVIL do ti informojë votuesit në këtë komunë për të drejtat e tyre për votim të lirë dhe të fshehtë, pa kërcënime, kushtëzime dhe presione”, thuhet në kumtesën e CIVIL-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button