Melburn: Pengohet një sulm terrorist për Krishtlindje

Policia australiane pengoi një sulm terrorist, të planifikuar për Krishtlindje në qendër të Melburnit, pas shumë bastisjeve në të cilat u arrestuan shtatë persona. Më vonë dy persona janë liruar.

“Të arrestuarit kishin planifikuar të sulmojnë lokacione qarkulluese, siç janë stacioni hekurudhor në Melburn, Sheshi i Federatës dhe katedralja Shën Pali”, deklaroi shefi i policisë së shtetit Viktorija, Grejem Eshton.

Ai saktësoi se të arrestuarit ishin inspiruar nga propaganda e Shtetit Islamik dhe se “vetë janë radikalizuar”.

Katër nga të arrestuarit janë me prejardhje nga Libani, ndërsa të lindur në Australi, ndërsa i pesti është nga Egjipti.

Eshton sqaroi se të arrestuarit ishin në kontroll të policisë për një periudhë të caktuar, ndërsa gjatë protestës, policia ka mbledhur material për përgatitjen e pajisjeve të improvizuara shpërthyese.

“Me siguri ka ekzistuar potencial që një numër i caktuar i njerëzve të ishin plagosur ose të vrarë në këtë sulm”, tha Eshton.

Kryeministri i shtetit Viktorija, Daniell Endrujs paralajmëroi se në rrugët e Melburnit për Krishtlindje do të sistemohen njësi shtesë policore me qëllim që qytetarët të ndjehen të sigurt.

Në mbarë botën është ngritur nivel i sigurisë për shkak të frikës nga sulmet terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button