Puna e Avokatit të popullit ka nevojë për sensibilizim më të madh medial

Për punën e Avokatit të Popullit më shumë është raportuar në portale se sa në televizione. Analiza e NVO Qendrës dhe Komitetit të Helsinkut thotë se për AP më mediat pro qeveritare më pak janë të interesuar të raportojnë, përfshirë këtu edhe servisin publik.  Punën e AP më shumë e përcjellin mediat kritike ndaj qeverisë, raporton Portalb.

Biljana Bejkova NVO Qendra veçon se për Avokatin e Popullit raportohej në mënyrë neutral-informative, deklaratat, kumtesat nga përfaqësuesit e institucionit Avokati i Popullit, pa ndonjë angazhim më të madh gazetaresk.

“Nuk kishte storje që dilnin nga raportet e AP-së. Më shumë raporte për AP ka pasur në televizione. Mediat pro qeveritare shumë më pak informojnë për Avokatin e Popullit dhe janë selektiv. Nuk i transmetojnë lajmet që janë kritike ndaj institucioneve shtetërore”, theksoi Bejkova.

Sipas Uranija Pirovska, nga Komiteti i Helsinkut, AP mundet të jep kontribut vetëm në vendet ku ekziston demokraci e zhvilluar.

“Shumë shpesh kritikat e AP-së kuptohen gabimisht, kundër-produktive, në vend se të merren si udhërrëfyes. Mendoj se ky projekt në fund të jep një pasqyrë se si pushteti, para së gjithash i referohet rolit të AP-së. këtu nuk do t’i anashkalojë mediat, që duhet të jenë aleat të AP-së. Unë besoj se me këtë projekt do të kontribuojmë në përmirësimin e pozitës së Avokatit të Popullit në shtet. Theksoj se mungon një ligj i keq për AP. Gjithcka varet nga ata që janë të obliguar të veprojnë sipas rekomandimeve të Avokatit të Popullit. Senzibilizimi i rëndësisë së Avokatit të popullit është thelbësore për këtë projekt”, tha Pirovska.

Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti, nënvizoi se mediat janë aleati i AP, duke mos e harruar edhe sektorin civil.

“Nëse nuk kemi bashkëpunim edhe puna jonë do të jetë më e vështirë. Mjaftë me ndarje, edhe mediat në vend janë ta ndara, qoftë në baza politike apo nacionale. Kjo nuk ndihmon as për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe as të ndihmojë shoqërinë që të ec përpara. Nga media që e ka edhe obligim të informojë për punën e AP, ne jemi anashkaluar, ndjehemi se ne nuk ekzistojmë. Lajmi jonë për shkelje të të drejtave të jetë nxitje për ju që të hulumtoni raste të cilat meritojnë qytetarët t’i dinë. Në institucioni AP ka një përmbledhje të hetimeve në segmente të ndryshme ku shkelen të drejtat e njeriut. Sikur të publikohen edhe në opinion, shumë do t’u  ndihmojnë qytetarëve, para së gjithash të ndikojë në shoqëri për tu përmirësuar gjendja”, deklaroi Mehmeti.

NVO Qendra dhe Komiteti i Helsinkut në kuadër të projektit “Monitorim qytetar i Avokatit të Popullit” të financuar nga Ambasada e SHBA-së në vend, ka vëzhguar mediat në raportimin e tyre për punën e Avokatit të Popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button