Shaqiri: Nuk mendoj të largohem

Shumë diskutime për të ardhmen me zëra lart e poshtë që tentojnë ta largojnë gjithnjë e më tepër Xherdan Shaqirin nga Bayerni i Mynihut.

22-vjeçari i lindur në Gjilan konsiderohet si lojtari më i rëndësishëm i stolit, por minutat e pakta në fushë ia kanë prishur humorin futbollistit shqiptar me pasaportë zviceriane.

Spekullimet u përhapën edhe më shumë kur Shaqiri u shpreh i hapur ndaj ofertave nga klube si Liverpool, Juve e Napoli, ndërsa pas disa javëve ishte vëllai dhe njëkohësisht agjenti i tij, i cili i hodhi më shumë benzinë zjarrit me gatishmërinë për të negociuar me klubet më të mëdha të Europës.

Tani është vetë Xherdan Shaqiri i cili qartëson gjithçka duke mos përjashtuar opsionin e lamtumirës nga Allianz Arena.

“Kurrë nuk kam thënë se dëshiroj të largohem. Jam shumë i lumtur në Mynih dhe as që e kam çuar ndërmend variantin e largimit”.

“Opinioni i vëllait tim është trajtuar ndryshe nga çfarë ka thënë në të vërtetë, por sigurisht, nëse një klub i madh vjen dhe ka interes, atëherë mund ta marret në konsideratë. Kështu ndodh me çdo lojtar”, tha Xherdan Shaqiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button