Ali Ahmeti: Për BDI-në prioritet interesi i qytetarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorit e Francës në Maqedoni, z. Kristian Timonier.

“Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori i Francës diskutuan rreth zhvillimeve pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe nevojës për stabilitet politik dhe rikthim të agjendës EuroAtlantike. Lideri i BDI-së Ahmeti theksoi  se BDI po i ndjek zhvillimet me kujdes dhe qetësi duke patur gjithnjë në konsideratë interesin e qytetarëve dhe nevojën për siguri dhe stabilitet në shtet. Ahmeti elaboroi edhe mbi platformën e BDI-së për barazi gjuhësore dhe ekonomike, konsensualitet, reforma dhe sundimit të ligjit si dhe integrim EuroAtlantik”, thuhet në njoftimin e partisë.

Ahmeti ka nënvizuar që BDI është e vendosur që të vijoj rrugën e partneritet me komunitetin ndërkombëtar në drejtim të integrimit në NATO dhe Be, fqinjësisë së mirë, marrëdhënieve të mira ndëretnike, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies shoqërore.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button