Shkup, e rrahin deri në vdekje fëminë 3-vjeç

Një fëmijë trevjeçar është gjetur i vdekur në Shkup. Në fakt, trevjeçari M.S., është gjetur i vdekur në shkallët e shtëpisë, në rrugën “172” në Shkup, ndërsa pas obduksionit të kryer nga organet kompetente, është konstatuar se vdekja ka ndodhur ne mënyrë të dhunshme për shkak të rrahjes.

MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e rastit, janë arrestuar edhe personat që jetojnë në atë shtëpi ndërsa pas bisedave të realizuara informative, është konstatuar si kryerës i mundshëm i kësaj vepre mund të jetë Xh.B.(34) që jeton në të njëjtën shtëpi me fëminë tanimë të mbytur. 

Kundër të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim penal për vrasje, ndërsa kundër gruas së tij ?.?.(25), për vepër “ndihmë për kryerjen e veprës penale”. /Lajmpress/

Lajme të ngjashme

Back to top button