Osmani: Thaçi “hyzmeqar” i Gruevskit

Në një emision televiziv lideri i RDK-së Rufi Osmani ka shprehur shqetësimet e tija rreth përçarjes së partive shqiptare në Maqedoni.

Ai theksoi se ka qenë i pari lider që u ka ofruar bashkëpunim të dy partive shqiptare që të dalin në zgjedhje me një listë të përbashkët të gjithë shqiptarët mirëpo nuk ka gjetur përkrahje nga asnjëra.

Rufi Osmani ka folur edhe për rolin e BDI-së në qeveri të cilët i ka quajtur si jo të aftë për ti përfaqësuar shqiptarët.

Ndërsa kritika më e madhe ka qenë kundër Thaçit, liderit të PDSH-së të cilin e ka quajtur si “hyzmeqar” të Nikolla Gruevskit. PDSH-ja e votoi buxhetin për këtë vit kur u cenua demokracia në parlament, në atë kohë kur Gruevski me dhunë diktatoriale e sjelli buxhetin për vitin 2014 deputetët e Thaçit ishin ata që i qëndruan besnik liderit të VMRO-së.

Nuk mundemi të kemi bashkëpunim me shqiptarë të cilët nuk i ndalin takimet me shefin e shërbimeve sekrete të Maqedonisë është shprehur Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button