SHBA dhe Kanadaja i ndalin shpimet në Arktik duke e sfiduar Trumpin

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë thënë se do t’i ndalin shpimet e naftës dhe të gazit në pjesën më të madhe të bregdetit të tyre në Arktik, në një lëvizje që qartas konsiderohet parandalim i zhvillimeve në rajon, nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, njofton REL.

“Këto aksione dhe aksionet paralele të Kanadasë, e mbrojnë një ekosistem unik dhe të ndjeshëm, që dallon nga çdo rajon tjetër në tokë”, tha mbrëmë vonë, presidenti amerikan, Barack Obama.

Grupet e mbrojtjes së ambientit e kanë mbështetur këtë lëvizje, duke thënë se shfrytëzimi i ligjit nga periudha e vitit 1950, për ndalim, do ta mbrojë në mënyrë të “përhershme” bregun e Arktikut. Këto grupe kanë theksuar se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka emëruar shumë mbështetës të shpimeve në kabinetin e tij.

Megjithatë, Erik Milito, drejtor i Institutit Amerikan të Naftës, tha se “nuk ka gjëra të tilla si ndalim i përhershëm” dhe ka theksuar se industria do të punoj me administratën e Trumpit për ta kthyer vendimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button