Rusi: Shtyhet konferenca vjetore e Putinit me gazetarë

Kremlini thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shtyrë konferencën e tij vjetore për gazetarë për një ditë, në mënyrë që ai të mund të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrei Karlov, njofton REL.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se konferenca për gazetarët do të mbahet pasnesë në mesditë në Moskë, e jo nesër siç ishte paraparë.

Peskov theksoi se ndryshimi është bërë për shkak se nesër mbahet ceremonia e varrimit të ambasadorit rus, Andrei Kralov, i cili është qëlluar për vdekje, derisa ka folur në një ekspozitë të fotografive në Ankara të Turqisë, para dy ditësh.

“Presidenti ka vendosur që të mos e mbajë konferencën me gazetarët në këtë ditë” dhe do të marrë pjesë në varrim, tha sot Dmitry Peskov.

Për çdo vit, presidenti i Rusisë, Vlaidmir Putin, e mbanë konferencën madhore me gazetarët në Moskë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button