Takimi Bejli – Sela: Strategji dhe Platformë të përbashkët

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela i shoqëruar nga nënkryetari, Agon Ferati sot janë takuar me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

Në takim është diskutuar për situatën post-zgjedhore, për nevojën e vendosjes së drejtësisë në vend, funksionimin e shtetit ligjor dhe rikthimin e stabilitetit politik përmes një qeverisje demokratike dhe përfaqësuese për shqiptarët.

Sela ka njoftuar Ambasadorin e SHBA-së z.Bejli se opsioni që përfaqëson ai, është i interesuar për krijimin e një “Strategjie dhe Platforme të përbashkët” të shqiptarëve me të gjithë partitë shqiptare që kanë mandate në Kuvend, ku si qëllim parësor do të jetë realizimi i interesave shqiptare, zhbllokimi i procesit euro-integrues dhe ndërtimi i një shoqërie mbi baza demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button