Putin i urdhëroi shërbimet sekrete t’i përforcojnë masat e sigurisë

Presidenti rus, Vlladimir Putin sot i urdhëroi shërbimet sekrete të Rusisë që t’i përforcojnë masat e sigurisë në vend dhe jashtë.

“Kërkoj prej shërbimeve sekrete të ndërmerren masa shtesë që të garantohet siguria në Rusi dhe jashtë kufijve të saj dhe ta përforcojnë sigurinë e organizatave ruse jashtë vendit dhe të bashkëpunëtorëve të tyre”, deklaroi Putin.

Putin në urdhër kërkon prej shërbimeve ruse ta përforcojnë bashkëpunimin me kolegët e tyre të huaj.

Kjo kërkesë e Putinit vjen pas vrasjes së djeshme të ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrej Karllov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button