6 të ndaluar për vrasjen e ambasadorit rus

Policia turke ka ndaluar 6 persona në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus, që u qëllua për vdekje teksa mbante një fjalim në një ekspozitë në Ankara, nga një polic jashtë shërbimit që bërtiste “Mos harroni Alepon” dhe “Allahu është i madh”.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”, nëna, babai, motra dhe dy të afërm të oficerit, i cili u vra nga rojet e sigurisë, janë ndaluar në provincën perëndimore të Ajdinit, ndërsa në Ankara u ndalua një person që ndante apartamentin me të.

Ndërkohë, mëngjesin e së martës një kordon policësh u vendos përreth galerisë ku ndodhi ngjarja, ndërsa një ekip i policisë shkencore ka bërë mbikëqyrje të detajuar të vendit të krimit.

Turqia po përballet me kërcënime të shumta në aspektin e sigurisë, përfshirë ato që vijnë nga Shteti Islamik. Një zëdhënës i grupit Myslimanët Sunitë u bëri thirrje militantëve në të gjithë botën që të kryejnë një seri sulmesh të reja, duke vënë në shënjestër interesat diplomatike, ushtarake dhe financiare të Turqisë.

Sidoqoftë, një ish-zyrtar i sigurisë në Turqi deklaroi se, ekzistojnë “tregues shumë të fortë” se vrasësi i ambasadorit i përkiste rrjetit të klerikut Fethullah Gulen, i cili ndodhet në SHBA e që Ankaraja e akuzon si arkitekt të tentativës për grusht shteti në korrik.

Erdogan e ka cilësuar disa herë Gulen si një terrorist, por kleriku, ish-aleat i presidentit, mohon akuzat dhe mohon të ketë pasur ndonjë rol në vrasjen e diplomatit rus.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button