Kosovë, më shumë shpenzime në alkool dhe cigare sesa në arsim

Vetëm një për qind apo 37 euro gjatë një viti, nga buxheti i ekonomive familjare, qytetarët e Kosovës i shpenzojnë për arsim. Kurse, pjesën më të madhe të buxhetit, apo rreth 44 për qind të tij, familjet e shfrytëzojnë për ushqim dhe pije joalkoolike, ndërkaq për alkool dhe duhan shpenzojnë katër për qind, shkruan REL.

Këto të dhëna janë paraqitur në anketën e Buxhetit të Ekonomive Familjare për vitin 2015, të publikuar më herët nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Sipas kësaj ankete, konsumi familjar vitin e kaluar ka qenë 7,500 euro, kurse për kokë banori 1,400 euro.

Nga kjo vlerë, për ushqim dhe pije jo alkoolike shpenzohen 3,200 euro, 308 euro në vit shpenzohen për duhan dhe alkool, kurse vetëm 37 euro për arsim.

Të ardhurat mesatare vjetore për vitin 2015 kanë qenë nga 1,300 euro deri në 5,000 euro, varësisht nga kualifikimet arsimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button