Australi-Francë, marrëveshje multimiliardëshe për nëndetëset

Australia dhe Franca kanë nënshkruar një marrëveshje multimiliardëshe për ndërtimin e dhjetëra nëndetëseve në qytetin Adelaide të Australisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i kryeministrit australian Malcolm Turnbull, thuhet se marrëveshja ndërqeveritare për flotën e nëndetëseve është nënshkruar nga Turnbull dhe nga ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian.

Në deklaratë nënvizohet se marrëveshja në fjalë do të përforcojë akoma më shumë marrëdhëniet e kamotshme mes dy shteteve në sferën e mbrojtjes për të cilat vendet janë krenare sepse datojnë që nga Lufta e Parë Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button