Serbia do blejë gjashtë avionë luftarak rusë MiG-29

Sipas nje artikulli të publikuar thuhet se Serbia do të blejë avionë luftarak rus.

Kjo ngjan në shtim të tensioneve në Ballkan në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të Moskës për të parandaluar afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Europian.

Aleksandar Vuciq poashtu njoftoi se do të udhëtojë gjatë kësaj jave për të nëshkruar një marrëveshje që përfshin avionët MiG-29, shkruan pressherald, përcjellë Klan Kosova.

Edhe pse Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në BE, ajo ka rrëshqitur drejt aleatit të saj tradicional, Rusisë.

Sipas Vuciq, avionët rusë për të cilët do të nënshkruhet marrëveshje, janë të nevojshëm për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin serbë.

Ndërkohë Moska zyrtare ka nisur poashtu një përpjekje të madhe propagandistike për të mbajtur atë larg nga perëndimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button