Dieta ushqimore e Princeshë Dianës

Dobësia e saj ishte buka dhe pudingu prej gjalpi, por ka qenë mjaft e disiplinuar dhe rrallëherë është lëshuar në ushqime kalorike.

Princesha Diana gjithmonë ka preferuar të duket fantastike, por pas këmbëve të gjata dhe trupit të hollë, qëndrojnë ushtrime dhe sakrificë me shumë përkushtim. Darren McGrady, i cili ka përgatitur 11 vjet gatim për Dianën, ka zbuluar se çfarë ka ngrënë Lady Diana dhe si e ka mbajtur linjën perfekte trupore.

“Ka pëlqyer shumë specat e mbushur, por këtë lloj ushqimi e ka konsumuar vetëm në rastet kur kanë ardhur mysafirë. Për shembull, kur ka ardhur Clint Eastwood, ajo ka kërkuar qengj të pjekur. Përndryshe, pjata e saj ka qenë kryesisht e përbërë nga patate të ziera me speca dhe mish pule”, zbulon kuzhinieri i familjes mbretërore.

Edhe pse ishte e vrazhdë me veten, priceshë Diana i ka lejuar princit Ëilliam dhe Harry të konsumojnë dhe kënaqen në shijen e ëmbëlsirave.

“Fëmijët kanë pëlqyer byrekun dhe ëmbëlsirë me banane. Ata mund të kenë qenë me origjinë mbretërore, por sigurisht kanë ngrënë sikur fëmijët tjerë”, thekson Darren.

Gjjithashtu, princat e vegjël kanë ngrënë edhe pizza, shkopinj mozarella dhe peshku, njëlloj sikur të gjithë fëmijët.

Nganjëherë, që mos t’ua prish argëtimin djemve, Diana shpesh ka aktruar sikur ka ngrënë njëlloj me ta, edhe pse nga ana tjetër ka respektuar dietat e saj strikte.

“Ti kujdesesh për të hequr dhjamin, ndërsa unë shqetësohem për të djegur karbohidratet në palestër, më thoshte gjithmonë ashtu”, flet Darren duke u kujtuar për ato momente./Bordo.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button