Gara shtetërore për informatikë

Në organizim të Shoqatës për informatikë në Maqedoni sot në Shkup po mbahet gara e 25 shtetërore për informatikë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë.

“Jemi dëshmitarë të rritjes së madhe dhe zhvillimit të teknologjisë informatike dhe telekomunikuese. IT kompanitë punojnë me sukses, ndërsa ritet numri i kërkesave me profesion të kësaj fushe. Ne si institucion përkatës japim përkrahje të fortë dhe të vazhdueshme për ndërtimin e një populli të shkolluar në informatikë”, deklaroi zëvendës ministrja për shoqëri informatike Marta Arsovska Tomovska në hapjen e garave. 

Ajo shtoi se në vitet e fundit është rritur numri i nevojës për hapjen e vendeve të reja të punës në këtë fushë.

Garat shtetërore mbahen në Fakultetin për informatikë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button