Nga e hëna fillojnë mitingjet e partive

Lidhja Socialdemokrate fushatën e sajë do të fillojë me promovimin e kandidatit për president Stevo Pendarovski në sallën Universale në Shkup, derisa Gjorge Ivanov fushatën e fillon në Ohër.

Fushata për zgjedhjen e presidentit fillon të hënën ndërsa kandidatët fillojnë me mitingje.

Kandidati i GROM Zoran Popovski, fushatën do ta fillojë nga lagja Leptokaria në Komunën e Karposhit.

Në Çair të Shkupit PDSH fillon fushatën me prezantimin e kandidatit të tyre për president Iljaz Halimi.
 
Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale mbahet më 13 prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button