Pranvera solli buzëqeshje edhe për personat me nevoja të kufizuara!

Me pranverë të sjellim edhe buzëqeshje për personat me nevoja të kufizuara. Ky ishte qëllimi i aktivistëve të Macedonia Cap Project. 

“Me këtë mision aktivistët tonë dhe qytetarët u bashkangjitën nismës sonë fisnike që të mbledhim kapakë të plastikës në qendër të Tetovës dhe për të qenë edhe më afër qytetarëve. Gjithashtu, me këtë hap ne donim të jemi në publik dhe të kapshëm nga qytetarët për të biseduar për nismën tonë. 

Macedonia Cap Projekt sot tuboi një numër të konsiderueshëm të kapakëve dhe me këtë aktivitet i ndihmuam qëllimit tonë. I falemenderojmë qytetarët që na sollën kapakët e mbledhur dhe gjithashtu aktivistët të cilët na ndjekin në çdo aktivitet. Të gjithë së bashku e ndjekim një qëllim, të shtojmë buzëqeshjet e personave me nevoja të kufizuara!”, thonë nga  Macedonia Cap Project.

Lajme të ngjashme

Back to top button