Kocijançiç: Ballkani Perëndimor të ndjekë BE-në në “sanksionimin e Rusisë”

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, deklaroi se blloku u bën thirrje vendeve të treta që të përshtasin pozicionet me BE-në kur bëhet fjalë për krizën në Ukrainë.

“Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje vendeve të treta, përfshirë vendet kandidate dhe kandidatet potenciale, që të përshtasin pozicionet me BE-në kur bëhet fjalë për krizën në Ukrainë, duke përfshirë masat kufizuese.Kjo është procedurë standarde me cilindo vendim të këtij lloji dhe vendet e treta gjithmonë ftohen që të veprojnë në këtë mënyrë.Disa vende të Ballkanit Perëndimor tashmë janë radhitur (përkrah BE-së), si Shqipëria dhe Mali i Zi, hap të cilin e përshëndesim.BE-ja, në mënyrë aktive, u shpjegon qëndrimet e saj vendeve të treta dhe qëndrim i yni mbetet: u bëjmë thirrje vendeve të treta që të radhiten me pozicionin tonë, natyrisht duke respektuar procedurat e veta.Në këtë moment flasim për qëndrimin e 28 vendeve anëtare të BE-së. Por, vendet e treta ftohen që të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo është procedurë standarde dhe ne i inkurajojmë që ta bëjnë.Kjo është posaçërisht e rëndësishme për vendet kandidate dhe kandidatet potenciale për anëatrësim, sepse perspektiva e tyre afatgjate është pikërisht perspektiva evropiane dhe politika e jashtme e BE-së do të jetë edhe politika e tyre e jashtme” ka deklaruar ajo per REL.

Nëse shembullin e Shqipërisë dhe Malit të Zi do ta ndjekin dhe Bosnja, Serbia dhe Kosova, ajo u përgjigj:

“Për këtë duhet t’i pyesni ato. Këto vendime merren pasi të respktohen procedurat e brendshme dhe unë nuk mund ta komentoj këtë”./ Ora News

Lajme të ngjashme

Back to top button