Poloni: Vazhdojnë protestat kundër masave qeveritare për mediat

Protestuesit në kryeqytetin polak, Varshavë kanë vazhduar demonstratat kundër planit të partisë në pushtet për kufizimin e qasjes së mediave në parlament, ndërsa liderët opozitar janë zotuar se do të vazhdojnë bllokimin e hollit kryesor të parlamentit, njofton REL.

Ditën e dytë të demonstratës, rreth 2 mijë protestuesë janë mbledhur para pallatit presidencial kundrejt një pranie të madhe policore. Më pas ata kanë marshuar drejt ndërtesës së parlamentit ku politikanët opozitar janë ulur brenda objektit në shenj proteste.

Në një deklaratë dhënë për një televizion, kryeministrja e Polonisë Beata Szydlo, veprimin e opozitës e ka quajtur “skandaloz”.

Opozita e ka kritkuar përpjekjen e qeverisë për të kufizuar numrin e gazetarëve që e mbulojnë parlamentin, duke thënë se kjo e sulmon lirinë e mediave.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, ish kryeministër i Polonisë ka kërkuar nga partia qeveritare që të “respektojë popullin, parimet kushtetuese dhe moralin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button