Policia polake ka përdorur forcë fizike për ta larguar bllokadën e Parlamentit

Policia polake herët në mëngjes, duke përdorur forcë, e largoi bllokadën disaorëshe në dalje të Parlamentit, e cila u vendos nga demonstruesit për shkak të mosmarrëveshjes me partinë qeveritare sepse, sipas tyre, e ka shkelur Kushtetutën dhe në mënyrë të paligjshme e ka miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm.

Lideri i partisë qeveritare E drejta dhe drejtësia, Jarosllav Kaçinski e lëshoi Parlamentin herët në mëngjes pasi që policia përdori forcë që demonstruesit ta zhbllokojnë daljen nga ndërtesa.

Miratimi i buxhetit shkaktoi tensione më të mëdha politike pas shumë vitesh në Poloni dhe më dramatike eskalimi i përleshjeve midis opozitës dhe pushtetit nga tetori i vitit 2005.

“E drejta dhe drejtësia e kaluan kufirin dhe asgjë më nuk do të jetë njëjtë”, iu deklaroi gazetarëve para Parlamentit, Tomash Simonjak, nënkryetar i partisë më të madhe opozitare Platforma civile.

Deputeti opozitar Jerzhi Mejshtoviq pohon se partia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i dëbuar demonstruesit, të cilët kanë tentuar ta pengojnë lëvizjen e automobilave në të cilat ishin Kaçinski dhe kryeministrja Beata Shidllo. Policia i mohon deklaratat e tilla, por konfirmoi se ka përdorur forcë fizike, duke shtuar se grumbullimi para Parlamentit nga mesnata është shpallur si e paligjshme.

Opozita polake e akuzon partinë qeveritare për shkelje të Kushtetutës pasi kryetari i Parlamentit Marek Kuçinski ka kërkuar që votimi kyç për buxhetin të mbahet para sallës kryesore dhe iu ndaloi mediave ta xhirojnë votimin.

“Seanca ishte e paligjshme dhe fund. Kjo është krizë kushtetuese”, theksoi lideri i Platformës civile, Gzhegozh Shetina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button