Ahtisaari intervistë në Huffington Post: Flet për Kosovën

Martti Ahtisaari, ish-presidenti i Finlandës dhe njeriu mbi propozimet e së cilit Kosova shkoi drejt pavarësimit nga Serbia dhe formimit të shtetësisë së saj, ka thënë një intervistë të gjatë për portalin amerikan The Huffington Post, njofton Klan Kosova.

Shkrimi me titull “Si ia dola”, flet për jetën e Ahtisaarit dhe të arriturat e tij si politikan, ndërmjetësues dhe ndërtues i paqes.

Fitues i çmimit Nobel për Paqe, në një pjesë të intervistës së tij me Lan Anh Vu, flet edhe për Kosovën dhe si kishte vendosur të punojë në zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës.

Ahtisaari e thekson qysh në fillim se procesi i ndërtimit të paqes nuk është diçka që bëhet i vetëm, por nevojitet ekip dhe grupi i madh të përfshirësh.

“Në vitin 2005, kur mu kërkua të udhëheqë procesin e qartësimit të statusit të Kosovës, propozova menjëherë që të formohej në Grup i Kontaktit për të përcjellur zhvillimet në Kosovë”, thotë Ahtisaari.

“Grupi i Kontaktit u formua nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Rusisë, Italisë dhe Gjermanisë”.

“Propozova të kisha një takim me ta gjatë vizitës së tyre në Londër në vitin 2006. Dhe të gjithë u pajtuan se do të formonin Grupin e Kontaktit dhe për të siguruar një proces efikas dhe të shpejtë personalisht kam kontaktuar me ta me mesazhe private për të folur për çështjet më më rëndësi kështu që Serbia dhe Kosova do ta dinin se çfarë e kisha në plan të bëja”.

“Kështu pas zhvillimeve të shumta dhe viteve negociata, Kosova deklaroi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008”.

Ahtisaari pos në Kosovë, ka punuar edhe në sjelljen e pavarësisë për Namibinë, dekomisionimin e armëve në Irlandën e Veriut dhe sjelljen e autonomisë për provincen Indonesiane, Aceh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button