Mustafa: Muri sinjal që bisedimet duhet të ndryshojnë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ndërtimi i murit në Mitrovicë nga autoritetet serbe janë sinjali i fundit për Bashkimin Evropian(BE), që ta ndryshojë formatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa, gjatë një interviste për REL, ka deklaruar se muri i ndërtuar në Mitrovicë është një realitet. Andaj, sipas tij, BE-ja duhet të kuptojë që mënyra se si është negociuar deri më tani, rezultatet dhe zbatimi i marrëveshjeve, kanë defekte shumë të mëdha.

Qëndrime për ndryshimin e formatit të dialogut të Brukselit, kanë shprehur edhe përfaqësues opozitarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button