Blihet gjysma e prodhimit të duhanit

Kompania “Strumica tabak” deri në afatin ligjor për fillimin e blerjes së duhanit, 15 dhjetori, dje, nuk dorëzoi kredi, as nuk i ka hapur pikat blerëse në vend, kështu që duhanin e kontraktuar nga kjo kompani do ta ndërmarrin dhe do ta paguajnë blerësit e tjerë të licencuar në Maqedoni, informoi Inspektorati Shtetëror për bujqësi, njofton MIA.

Sipas drejtorit të Inspektoratit Cvetan Tripunovski, dje, 15 dhjetor ishte afati i fundit për fillimin e blerjes.

“Strumica tabak” nuk ka dorëzuar kredinë në afatin ligjor, dhe nuk janë hapur pikat për blerje. Kompania “Centrotabako”, dje në momentin e fundit deponoi dokumentacion të ri, të cilin inspektorati sot do ta shqyrtojë dhe do të vendosë se çka më tej me licencën e kësaj kompanie. Kjo kompani ka kontraktuar rreth 200 tonë”, thotë Tripunovski.

Duhani që është dashur ta blejë “Centro tabak”, do ta ndërmarrin dhe do ta paguajnë, theksoi, kompanitë e tjera.

“Strumica tabak” kishte kontraktuar 2.300 tonë duhan me rreth 3.500 nënkontraktorë. Prodhuesit e duhanit nuk duhet të druajnë sepse prodhimin e tyre do ta blejnë kompanitë e tjera dhe do t’u paguhet”, tha Tripunovski.

Kryetari i Lidhjes së shoqatave të duhanit të Maqedonisë, Danço Milevski thotë se fushata blerëse zhvillohet pa probleme. Rendimenti është kualitativ, ndërsa tetë kompanitë e tjera kanë blerë gjysmë nga sasia e çmimit mesatar prej 193 denarësh.

Nga Lidhja e shoqatave të duhanit thonë se nuk ka probleme as ngecje edhe në pagesën e prodhimit të blerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button