Edhe një shtetas shqiptar vritet në Siri

Në luftimet në qytetin sirian Alepo jetën e ka humbur edhe një shtetas i Shqipërisë, publikuan mediat shqiptare.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s, bëhet fjalë për 44-vjeçarin Hamit Muslia nga Tirana, identiteti i të cilit është konfirmuar përmes kopjes së pasaportës së tij, të cilën e publikuan forcat qeveritare siriane.

Muslia luftëtarëve islamik në Siri u është bashkuar në janar të vitit 2013, pasi për udhëtim në rajon ka marrë vizë nga Ambasada e Arabisë Saudite.

Emri i Hamit Muslisë për herë të parë u përmend gjatë një hetimi kundër nëntë imamëve-islamistë të cilëve para ca kohësh u është vërtetuar dënimi me burg prej 109 vitesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button