Izraeli ka shkatërruar 886 objekte në Bregun Perëndimor në vitin 2016, duke lënë 1.221 palestinezë pa shtëpi

Izraeli në vitin 2016 ka shkatërruar gjithsej 866 objekte, me ç’rast pa shtëpi kanë mbetur 1.221 palestinezë, prej të cilëve gjysma fëmijë, deklaruan diplomatë të BE-së, shkruan MIA.

Mes objekteve të shkatërruara ka edhe të tilla, të cilat janë ndërtuar për palestinezët e Bregut Perëndimor sipas programeve të ndryshme dhe si ndihmë e BE-së me vlerë të përgjithshme prej 536 mijë euro. Bëhet fjalë për pajisje dhe objekte, të cilat sipas diplomatëve, Izraeli i ka shkatërruar në konflikt.

Objektet e shkatërruara gjenden në ato 60 për qind nga territori i Bregut Perëndimor në lumin Jordan, të cilat mbeten nën kontroll të tërësishëm izraelit.

Izraeli vendosi kufizime të rrepta ndaj çdo aktiviteti palestinez në atë zonë, në të cilën vazhdohet të ndërtohen lagje hebraike, ndërsa zonat e mbrojtura rreth tyre vazhdimisht po zgjerohen.

Në deklaratën e posaçme të BE-së për këtë çështje, ashpër dënohen aktivitetet e autoriteteve izraelite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button