7 shenjat që tregojnë se lidhja juaj po shkon drejt fundit!

Ndodh shpesh që një lidhje të kalojë nga ndjenja e fortë në prag të ndarjes pa e kuptuar. Gjendemi befasisht në fund të saj dhe nuk e kuptojmë se si kemi mbërritur në atë pikë. Por nuk është tamam kështu. Shenjat që lidhja juaj po shkonte drejt fundit janë shfaqur por ju nuk keni qenë të vëmendshëm që t’i kuptoni. Ja 7 shenjat që lidhja juaj po përfundon.

Ka humbur shkëlqimi në sytë e tu.

Është gjëja e parë që miqtë tuaj vërejnë por e fundit që vëreni ju. Kjo është një ndër shenjat e para se historia juaj ka mbaruar.

Irritohesh me partnerin gjithmonë e më shumë.

Nëse çdo veprim i tij të acaron, atëherë nuk acarohesh thjesht nga veprimi, por nga ai. Është e vështirë që ai të ketë ndryshuar a shumë sa të urreni çdo veprim të tij, keni ndryshuar ju.

Dëshira seksuale bie.

Është fakt që dëshira seksuale bie me moshën, por nëse ky ndryshim ndodh në një kohë të shpejtë dhe ndjeheni në siklet kur iu afrohet partneri, atëherë mes jush ka përfunduar gjithçka.

Kërkon të kalosh më shumë kohë vetëm.

Kur nuk dëshiron praninë e tij apo të miqve, marrëdhënia është në hapat e fundit ndaj dhe kërkojmë kohë të reflektojmë.

Nuk i bëni më komplimenta.

Nëse je e lumtur dëshiron që edhe partneri të jetë, njësoj ndodh edhe me të kundërtën. Kur ju nuk jeni të lumtur atëherë përpiqeni ta transmetoni këtë ndjesi edhe te ai.

Vetëvlerësimi juaj bie.

Po sikur të mos jem më tërheqëse? Vetëm fakti që e mendoni do të thotë se marrëdhënia nuk funksionon më. Partneri duhet të jetë i pari që të bën të ndjehesh tërheqëse, fakti që kjo nuk ndodh do të thotë se nuk është i duhuri për ju.

Mesi pret të kthehesh në shtëpi nga puna.

Kur kërkon të kthehesh sa më shpejt në shtëpi do të thotë që nuk kërkon të kalosh kohë me të. Kjo i thotë të gjitha./BORDO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button