Zhbogar: Qeveria e ardhshme të kthejë besimin në institucione

Euroambasadori Samuel Zhbogar, ka vlersuar se Marrëveshja e Përzhinos i solli Maqedonisë zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, nga e cila dolën leksionet se problem mund të zgjidhen nëpërmjet dialogut. Zhbogar tha se të dielën përqindje e lartë e popullsisë u shpreh për një të ardhme europiane. Zhogbar pret nga qeveria e re të punojë në kthimin e besimit të qytetarëve në institucione, zbatimin e reformave të nevojshme për vendin për të vazhduar në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

“Të dielën populli në përqindje të lartë u shpreh për një të ardhme më të mirë europaine, të cilën ata e meritojnë. Ekzistojnë këndvështrime të ndryshme mbi Marrëveshjen e Përzhinës në formën se si ajo u arrit, në rezidencë e jo në institucione. Por dolën leksione që duhet ndjekur nga Përzhina. E para është se forma e vetme për të zgjidhur problemet është dialogu. Nevojitet kompromisi në interes të qytetarëve dhe shtetit. E dyta, funksionimi I duhur I shtetit dhe institucioneve është çelsi I zgjidhjes së problemeve dhe çështjeve të qytetarëve. Kjo është e vetmja formë të ndërtoni besimin në sundimin e së drejtës. Kthimi i besimit në institucione dhe në politikë duhet të jetë një nga synimet kryesore të liderëve politik dhe qeverisë së ardhshme por edhe opozitës,” është shprehur Zhbogar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button