Ndiqeni drejtpërdrejt seancën e KSHZ-së (VIDEO)

Më poshtë mund ta shihni seancën publike të KSHZ-së seancën për debat dhe për marrjen e vendimeve për ankesat e shtruesve të listave të kandidatëve për deputetë.

Në KSHZ kanë mbërritur gjithsej 16 ankesa deri mbrëmë në mesnatë kur skadoi afati për shtrimin e ankesave të partive politike të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas informacioneve të KSHZ-së, nga numri i përgjithshëm i ankesave, tetë janë të Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja, ndërsa tetë prej Lëvizjes Besa.

Një pjesë e ankesave kanë të bëjnë me vendvotimet, ndërsa një pjesë e ankesave të LSDM-së kanë të bëjnë edhe me rezultatet zgjedhore.

KSHZ obligohet të vendos për ankesat në afat prej 48 orëve pas pranimit të tyre. Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të shtrohet padi në Gjykatën Administrative, në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, nga ana tjetër, pas ankesës obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj.

KSHZ mundet me detyrë zyrtare ose pas ankesës së dorëzuar, me vendim ta shfuqizojë votimin në vendvotim në disa raste të caktuara të përcaktuara me Kodin zgjedhor.

Kundër vendimit me të cilin shfuqizohet votimi mund të shtrohet ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative e Republikës së Maqedonisë obligohet pas ankesës të veprojë në afat prej 72 orëve pas pranimit të saj. Votimi i sërishëm në vendvotimin ku është shfuqizuar mbahet 14 ditë nga dita e votimit të parë.

Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve të cilat i publikoi KSHZ, VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, LSDM 49, BDI 10, Lëvizja BESA 5, Aleanca për shqiptarët tre, ndërsa PDSH dy.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ duhet t’i kumtojë më së voni deri më 20 dhjetor, pasi të kalojnë afatet për ankesa dhe vendimmarrja për to.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button